Charles McGonigal

McGonigal mund të zgjidhë çështjen pa shkuar në gjyq! Ish shefi i FBI-së s’deklaroi 225 mijë $ të marrë nga Neza

4 Gusht 2023, 20:59| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 21:06

  • Share

Charles McGonigal, ish-kreu i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, i akuzuar se nuk ka deklaruar para të marra nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare, mund ta zgjidhë ccështjen e tij pa gjyq.

Deklaratën e ka bërë për CNN avokati i McGonigal, Seth DuCharme. Vetë McGonigal është deklaruar i pafajshëm për të dyja aktakuzat.

Komentet e DuCharme sugjerojnë se prokurorët e qeverisë dhe avokatët e McGonigal mund të bashkëpunojnë për një marrëveshje mes palëve për pranimin e fajësisë në këtë rast. Një seancë e radhës është përcaktuar për më 13 shtator.

Lidhja e ish-zyrtarit të FBI-së me Shqipërinë që solli kaos në Kuvend
Amerikani McGonigal përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuzat tjetër lidhet me 2 shqiptarë.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Oli: 05/08/2023 00:23

    Epo mire. Qetsojeni cik Ramen se mbase ka fat dhe nuk i plas afera e radhes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?