McLaren i Lando Norris

McLaren bën ligjin në Itali, Norris dhe Piastri nga rreshti i parë! Përmirësohet Ferrari, zhgënjejnë Hamilton dhe Verstappen

31 Gusht, 17:28| Përditesimi: 31 Gusht, 17:33

  • Share

Formula 1 zhvilloi provat zyrtare këtë të shtunë, duke vendosur edhe nisjen e garës për të dielën në orën 15:00 në Monza të Italisë.

Pas provave zyrtare të dominuara nga skuderia McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri nisen nga rreshti i parë. Norris para me vetëm disa të mijëtat më shumë se shoku i skuadrës, teksa nga vendi i tretë do niset George Russell i Mercedes.

Ferrari me Leclerc dhe Sainz niset nga vendet 4 dhe 5, për të kërkuar pikë dhe pse jo podiumin në garën e shtëpisë. Nga vendi i gjashtë Lewis Hamilton dhe në të shtatin Verstappen me Red Bull. Edhe pse në krye të renditjes, Max duket se ka lëshuar terren, duke shpresuar të rikuperojë në garën e nesërme.

Më poshtë rezultatet e garës dhe renditja në nisjen e garës për të dielën:

​1. Norris (McLaren) 1'19"327
​2. Piastri (McLaren) 1'19"436
​3. Russell (Mercedes) 1'19"440
​4. Leclerc (Ferrari) 1'19"451
​5. Sainz (Ferrari) 1'19"467
​6. Hamilton (Mercedes) 1'19"513
​7. Verstappen (Red Bull) 1'20"022
​8. Perez (Red Bull) 1'20"062
​9. Albon (Williams) 1'20"299
​10. Hulkenberg (Haas) 1'20"339
​11. Alonso (Aston Martin) 1'20"421
​12. Ricciardo (Racing Bulls) 1'20"479
​13. Magnussen (Haas) 1'20"698
​14. Gasly (Alpine) 1'20"738
​15. Ocon (Alpine) 1'20"766​
16. Tsunoda (Racing Bulls) 1'20"945
​17. Stroll (Aston Martin) 1'21"013
​18. Colapinto (Ëilliams) 1'21"061
​19. Bottas (Sauber) 1'21"101
​20. Zhou (Sauber) 1'21"445

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?