ABU DHABI - Formula 1 zhvilloi këtë të shtunë provat zyrtare në pistën e Yas Marina në Abu Dhabi, teksa gara e fundit të sezonit që do zhvillohet nesër në orën 14:00.
Me Max Verstappen që siguroi titullin kampion për pilotë tre gara nga fundi, duket se McLaren ka "në xhep" titullin për konstruktorë. Skuderia britanike ka dominuar këtë të shtunë, teksa Lando Norris siguroi pole-position, ndjekur nga shoku i skuadrës, Oscar Piastri.
McLaren kryeson në garën e skuderive, ndërsa Ferrari ndjekës do niset nga rreshti i dytë me Carlos Sainz, që siguroi pozitën e tretë, ndërsa Leclerc zhgënjeu me pozitën e 19-të. Edhe Hamilton në pozita negative, duke u pozicionuar në vendin e 16-të.
Nisja e garës në Abu Dhabi: