Pa mure, pa tavan dhe me 0 yje! Ky është hoteli i pazakontë në Zvicër, në të cilin mijëra turistë po rezervojnë për të kaluar natën.
Dy artistët konceptuale zviceranë, vllezërit Frank Riklin dhe Patrik Riklin, kanë lançuar këtë instalacion artistik në konceptin e tyre të hotelit me zero yje, ku mysafirët kanë vetëm një krevat dopio, në një platformë pa mure ose tavan.
Hoteli është vendosur në anë të rrugë në fshatin Saillon, në kantoni jugor i Valais, Zvicër.
‘Qëndrimi në këtë hotel, është një nevojë urgjente për të reflektuar për ndryshimet në shoqëri’- tha Frank Riklin.
Synimi është që të ftuarit të mendojnë për të gjitha problemet në botë, thanë vëllezërit binjakë dhe t'i frymëzojnë ata të veprojnë ndryshe.
‘Në këtë version, gjumi nuk është qëllimi”, tha Frank Riklin. "Ajo që është e rëndësishme është reflektimi për situatën aktuale botërore."
Ato që rezervojnë në hotel, janë kryesisht aty për të diskutuar tema si ndryshimi i klimës, lufta dhe konkurrenca e pafund e njerëzimit për përsosmëri si dhe dëmet që po i shkakton planetit.
“Me pak fjalë, tani nuk është koha për të fjetur, duhet të reagojmë”, tha Patrik Riklin.
Dhomat, kanë edhe shërbim që ofron pije dhe mëngjes dhe janë të disponueshme nga 1 korriku deri më 18 shtator. Çmimi për një gjumë të papërsosur është: 322 euro (325 franga zvicerane).
Mund të mos jetë zgjedhja ideale për të shpenzuar paratë që ke fituar me vështirësi gjatë vitit, por 6500 persona kanë rezervuar deri tani.
Hotel kashta koke e kembe perjashta
PërgjigjuE PRA ,ESHTE E THENE NGA TE PARIT...JA EDHE SOT JA SHIJOJMË NAMIN...: KOPRACIA FEUDALOMATERIALISTE TA MBJEL. QUMËSHTIN E MEMES QE E KE PIRE.
Përgjigju