Më 1 maj ‘shkrihen’ 9 gjykata të shkallës parë, dosjet nuk rishortohen! Kreu i Gykatës së Pogradecit: Brenda muajit transferohemi në Korçë

7 Prill 2023, 16:14| Përditesimi: 7 Prill 2023, 16:20

  • Share

Nga data 1 Maj nuk do të funksionojnë 9 Gjykata të Shkallës së Parë në rrethe, mes tyre dhe ajo e Pogradecit. Të gjitha dosjet do të transferohen brenda këtij muaji në Korçë. Bazuar në udhëzimin e KLGJ dosjet nuk do të rishortohen por do të vazhdojnë të gjykohen nga të njëjtat trupa gjykuese, thjesht ndryshon salla e gjyqit nga Pogradeci në Korçë.

“Dosjet që kanë gjykim gjyqtarë do i mbajnë të njëjtët gjyqtarë nuk do rishortohen siç ndodhi me Apelin. Ne kemi aktualisht 600 dosje”, tha Artan Jahollari kryetar i Gjykatës Pogradec.

Gjatë muajit prill gjykata e Pogradecit do të caktojë vetëm masa sigurie dhe nuk do të regjistroje çështje të reja.

“Brenda muajit prill do të fillojë transferimi në Korçë”, tha më tej Jahollari kryetar i Gjykatës Pogradec

Sipas Jahollarit në qarkun e Korçës duket se nuk do të ketë shkurtime në administratën gjyqësore dhe për rrjedhojë i gjithë personeli do të funksionoj në gjykatën e re të shkallës së parë me qendër në Korçë. Ndërsa në Pogradec pas datës 1 Maj do të mbetet një sekretari për shërbime administrative gjyqësore.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?