Funerali i Alexei Navalny do të bëhet më 1 mars në varrezat e Borisovsky është njoftimi i shumëpritur që vjen nga zëdhënësja e familjes së politikanit të vrarë Kira Yarmysh. "Varrimi i Alexei do të bëhet në kishën e ikonës së Nënës së Zotit në Maryino më 1 mars në orën 14:00. Ejani paraprakisht", shkruan ajo në rrjetin social ’X’.
Më në fund Navalny do të përcillet me nderime pas gjithë shantazheve ndaj nënës së tij Lydmila për funeral të fshehtë.
Sipas sekretares së Navalny, Yarmysh shtëpitë funerale në Moskë janë kërcënuar të mos pranojnë organizimin e funeralit të Alexey Navalny. Disa agjenci funerali na thanë kishin se ambientet e tyre ishin plotësisht të rezervuara, “Pas një dite kërkimi, ne ende nuk e kemi gjetur sallën e lamtumirës.”, thotë Yarmysh.
Funerali u përcaktua të premten nga autoritetet ruse dhe jo më parë, pasi ditën e enjte Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë fjalimin e tij vjetor në Asamblenë Federale.
Navalny ishte kritiku më i njohur i presidentit rus Vladimir Putin dhe bëri fushatë kundër korrupsionit zyrtar. Ai gjithashtu udhëhoqi protesta të mëdha kundër Kremlinit. Navalny u nda nga jeta në 16 shkurt në një burg të Siberisë, dhe qindra mbështetës të tij u arrestuan teksa e përkujtonin me lule dhe qirinj në disa qytete ruse.
Shkaku i vdekjes së tij mbetet i panjohur, liderët perëndimorë, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, akuzojnë si përgjegjës presidetin Putin. E veja e Navanly, Yulia Navalnaya dhe nëna e tij gjithashtu fajësojnë regjimin rus për vdekjen e aktivistit 47-vjeçar sipas tyre më një agjent të ri Novichok.