1 qershori është menduar si data për rihapjen e kopshteve dhe çerdheve. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin për miratimin e udhëzuesit të Institutit të Shëndetit Publik për masat anti-covid në këto institucione. Por çfarë mendimi kanë prindërit dhe a ndihen ata të sigurt për ti dërguar fëmijët në çerdhe dhe kopshte?
-Mezi po e presim, mezi po e presim. Po u morën masat e duhura, distanca, besoj se po. Kur ke dy fëmijë është akoma më e vështirë, një këtej, nusja andej, jemi ndarë.
-Të them të drejtën ne jemi në shtëpi dhe do ta mbajmë në shtëpi sepse nuk ja vlen, por ata që kanë nevojë për kopshte mendoj se po.
-Patjetër pse jo. Unë mendoj se kaloi, shpresojmë tani për më mirë.
-Jemi duke e menduar, ka akoma shumë për të bërë. Është një moment i vështirë për të gjithë, sidomos për prindërit me fëmijë. Ne na ka qëlluar që të jemi të dy në shtëpi, në pjesën më të madhe të kohës.
-Do t'i çojmë. Pak e vështirë të realizohet mendoj, nuk besoj se ka siguri për fëmijët.
-Jo.
-Nuk e di, do ta shohim-u shprehën disa prej prindërve.