Më 1 qershor provimi i parë i maturës, ‘ngujohen’ mësuesit, dalin pas zhvillimit të testit të gjuhës së huaj

27 Maj 2023, 17:59| Përditesimi: 27 Maj 2023, 18:02

  • Share

Hartimi i testit të gjuhës së huaj për maturën shtetërore 2023 është në proces dhe hartuesit e tezave janë ngujuar në QSHA që prej datës 24 maj për të garantuar cilësi maksimale dhe garanci që testi të mos qarkullojë më në rrjetet sociale.

Mësuesit do të kenë mundësi të dalin nga ngujimi vetëm në ditën kur do të zhvillohet provimi i gjuhës së huaj më 1 qershor, pasi maturantët të kenë mbaruar së përfunduari tezën.

Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe.

Pas provimit të gjuhës së huaj, maturantët do t’i nënshtrohen më datën 7 provimit të gjuhës shqipe, matematikës më 13 Qershor dhe provimit të lëndës më zgjedhje më 19 qershor.

Provimet do të zhvillohen në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do të monitorohet me kamera për të eliminuar kopjimet apo dhe përdorimin e telefonave gjatë testit.  Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 7800 mësues.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?