Foto ilustruese

Më 10 Nëntor hyn në fuqi sistemi i ri i kontrollit të pasaportave biometrike në BE, përfshihet edhe Shqipëria! Ja çfarë parashikon

4 Shtator, 13:27| Përditesimi: 4 Shtator, 13:34

  • Share

Komisioni Evropian ka konfirmuar se nga 10 Nëntori i këtij viti, në shtetet e zonës Shengen do hyjë në fuqi edhe kontrolli elektronik i pasaportave për hyrje-daljet e pasagjerëve, që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian.

Sistemi i hyrjes/daljes (EES) do të jetë një sistem i automatizuar për regjistrimin e udhëtarëve nga vendet e treta, sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së.

Sistemi do të regjistrojë emrin e personit, llojin e dokumentit të udhëtimit, të dhënat biometrike, përfshirë këtu gjurmët e gishtërinjve dhe fotografimin e fytyrës.

“Ne po ndërtojmë një sistem të ri mbi ndërveprimin me bazat e të dhënave që mund të komunikojnë mes vete. Kjo do të thotë se ne do të mirëpresim miliona vizitorë në Evropë në një mënyrë më të lehtë, dhe më të qetë. Kështu, për shembull, me sistemin e daljeve hyrëse nuk do të kemi më kontroll manual të pasaportave. Dhe kjo do të shpejtojë edhe radhët dhe kontrollet elektronike”, tha Anita Hipper, zëdhënëse e KE-së.

Sistemit i hyrjes/daljes është krijuar në nëntor të vitit 2017, por zbatimi i tij është shtyrë disa herë. Këtij sistemi do i nënshtrohen shtetasit e rreth 60 vendeve, përfshirë edhe ata të Ballkanit Perëndimor.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?