Droga e sekuestruar në kufi dhe në Athinë

Kronikë
Top 24

Dy operacione në kufi dhe në Athinë, kapen 6 shqiptarë me drogë e mijëra euro

12 Korrik 2019, 17:06| Përditesimi: 12 Korrik 2019, 19:37

  • Share

Një grek dhe 5 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pas një operacioni të shtrirë në Kipseli dhe në Patisia të Athinës. Greku i arrestuar është i moshës 37-vjeç ndërsa 5 shqiptarët janë të grup moshës 27-44 vjeç, megjithatë identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.

Nga ky operacion janë sekuestruar 84 kg e 411 gram marijuanë, 6245 euro, 400 lek shqiptare, 1 automjet, 1 motorr, 1 peshore si dhe 6 celularë. Ky grup ka arritur të fitojë nga trafikimi i drogës rreth 180.000 euro.

Po kështu gjatë ditës së sotme një grek dhe një shqiptarë në kufirni greko-shqiptar, pasi janë kapur me një sasi prej 102 kg marjuanë që e kishin fshehur brenda automjetit me të cilin po lëviznin. Dy të arrestuarve gjithashtu u është gjetur edhe një sasi prej 0.2 gram kokainë të cilën  mbante shqiptari, Kastriot Selmani, 34-vjec, lindur ne Sarande e banues ne Athinë. Droga ishte e ndarë në 99 pako ndërsa e gjithë sasi peshonte 102 kg e 590 kg marjuanë.

Droga e sekuestruar në kufi dhe në Athinë

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?