Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për deputet Hysen Xhura, zhvilluan një takim në Njësinë 3 në Tiranë.
Në fjalën e tij, Basha ka shigjetuar edhe kreun e PD Sali Berisha dhe kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, njëri thotë do luftoj korrupsionin duke nxjerr shokët nga burgu, tjetri duke nxjerr Ilir Metën nga burgu dhe me Vis Roshin në parlament.
'S’na duhen hajdutët dhe hajdutet që kanë 12 vite që vetëm vjedhin. Dhe tani që SPAK-u ka fillu t’i korri, shpresën e kanë se mos i nxjerr Rama pas zgjedhjeve. Apo ai tjetri që i kemi ndenjur pas kaq kohë, dhe që zgjidhje për të luftuar korrupaionin, paska me na nxjerr Ilir Metën nga burgu. Më 11 maj, do vendosni të shkoni mbrapa dikujt që ju thotë çyryk pasi j’ua ka marrë votën? Në fakt këtu ka të drejt, kush i ka dhënë votën Edi Ramës, është çyryk e shkuar çyrykut. Njoni thotë do luftoj korrupsionin duke nxjerr shokët nga burgu, tjetri thotë do luftoj korrupsionin me Ilir Metën e me Vis Roshin, e me prokurorët dhe gjyqtarët që ka heq vetingu. Këto janë fakte, nuk është propagandë apo jo', tha ai.
Basha më tej u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj, të votojnë ekipin e Koalicionin Euroatlantik, numrin 4.
'E vetmja votë që ju nxjerr faqebardhë në radhë të parë me veten tuaj, me familjen tuaj, me familjen tuaj, është vota për programin tonë, për ekipin tonë, për Koalicionin Euroatlantik, për numrin 4. Ju e keni këtë përgjegjësi. Kur të vij dita, gjithësecili prej nesh një votë ka. Një votë kam unë, një votë ka ky. As kam blerë, as do blej vota, as ju kam kërcënuar, as ju kërcënoj, kurrë. Se unë kam formim tjetër. As ju intimidoj, as bandit s’ju kam sjell, as vota s’ju kam blerë, por ama përgjegjësia është e juaja: shkuat, siç thotë ai, si çyryk prap edhe katër vite pas Edi Ramës, ju bëftë mirë Edi Rama me shokët e vet tek 7x7-313, edhe shoqet valltare. Votuat këtë që do të riciklojë rrangallat e korrupsionit dhe të tranzicionit, e dini fare mirë, nuk ka për të ndryshuar gjë. Katër vite të tjera, si këto katër vite që shkuan, vetëm e shkatërrojnë ekonominë, familjen edhe vendin. Jepini një shans vetes tuaj, familjes tuaj', tha ai.
Komente

O zot çfar store ka nē Shqipri Lul shal ngjitmi vazhdon e bon politik ky i mjer hipolit 7×7=42
PërgjigjuSa gjynof je mer Lul.
Përgjigju