Politikë

Më 11 maj pa Berishën, ‘Djathtas 1912’ prezanton programin: ‘Pro’ SPAK, po i jep fund pandëshkueshmërisë! Stop ligjeve klienteliste

15 Shkurt, 14:56| Përditesimi: 15 Shkurt, 15:41

  • Share

Në zgjedhjet e 11 majit, të djathtët nuk do të përfaqësohen vetëm me alternativën e Partisë Demokratike nën drejtimin e Sali Berishës.

Të vetëdijshëm se në 11 maj, synimi kryesor është përfaqësimi në parlament, “Djathtas 1912” prezantoi këtë të shtunë programin, duke premtuar në parlament njerëz pa hije korrupsioni mbi supe dhe pa pengje të së shkuarës komuniste.

“Nuk mund të jetë pazarxhi votash, nuk ka vend për mashtrues, hije korrupsioni e të shkuar të errët, e tundime të pushtetit, libër e hapur, histori e pastër e hije korrupsioni, çdo kush që ka kaluar derën e drejtësisë, nuk ka vend te ne”, tha Rezart Kthupi.

Bashkë-themeluesi i “Djathtas 1912” Rezart Kthupi mbështetje shprehu edhe për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion.

“Ne e kemi shprehur mbështetjen tonë edhe për SPAK”, tha ai.

Në fjalën e tij, Enkelejd Alibeaj tha se para shqiptarëve më 11 maj duhet të shkohet me një alternativë ekonomike që mendon për ta dhe jo ligje klienteliste të hartuara enkas për të lidhurit me qeverinë.

Alibeaj ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë me Sali Berishën, duke thënë se PD-ja është kthyer në një parti mburojë e halleve personale të ish kryeministrit.

“Djathas 1912” pritet që në 11 maj të jetë në koalicion me partitë e tjera opozitare si LZHK e Dashamir Shehit që refuzojnë bashkëpunimin me Sali Berishën.

S.B/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXXXXX: 15/02/2025 16:03

    Edhe pa Bashen, se do humbni

    Përgjigju
    • Lushka: 15/02/2025 22:03

      Hahahah me demek do fitoni ju. Po kur u bere minister i drejtesie nga Argita ishin te mir edhe ishe klientelist. Pse kur bien raportet politike askush ska me potence. Dmth ju ishit nen hijen e Saliut. Menduat se do ikte per shqope edhe tani kujtoni se do beheni prap per parlament... hahahahha nje enderr e keqe qe nuk zgjat. Kur doli ben blushi nga politika jo ju qe skeni qen ndonjeher... un nuk votoj kurre.

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?