Edi Rama

Zgjedhjet e brendshme, PS mbledh Asamblenë më 11 qershor

7 Qershor, 16:20| Përditesimi: 7 Qershor, 19:02

  • Share

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare më datë 11 qershor. Takimi i radhës mes socialistëve do të mbahet online, ku është parashikuar fjala e kryesocialistit Edi Rama, njëherazi edhe kryeministër i vendit. Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i PS, Bledi Klosi do të raportojë mbi ecurinë e zgjedhjeve të brendshme në parti.

Kjo është Asambleja e katërt që do të mbahet brenda këtij viti, në funksion të riorganizimit dhe energjizimit të Partisë Socialiste.

‘Datë 11.06.2024, ora 17.00, zhvillohet online mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:

1.Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

2. Mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti, Blendi Klosi.’- njofton PS.

Në korrik pritet të mbahet edhe Kongresi i Partisë Socialiste.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?