Me 15 mijë paund të padeklaruara në çantë, ndalohet në Rinas 29-vjeçari nga Mati

8 Korrik 2020, 08:47| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 08:53

  • Share

Në aeroportin e Rinasit është proceduar një tjetër shtetas për shkak të mos deklarimit të parave. Sipas policisë, F. K, 29 vjeç, është ndaluar pasi teksa kalonte në pikën e kontrollit është konstatuar që në çantën e shpinës kishte një shumë prej 15 mijë dollarësh.

29-vjeçari është banues në Mat, ndërsa po tentonte të hynte në Shqipëri. Tani ai do të përballet në gjykatë me akuzën e 'mosdeklarimit  në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë'.

Ditët e fundit disa persona janë ndaluar në Rinas dhe pika të tjera kufitare për të njëjtën arsye. Jo më larg se dje, po në aeroportin e kryeqytetit, është ndaluar një shtetase  me 18 mijë 500 euro të padeklaruara. Ajo po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të shtetit turk.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?