Politikë

‘Më 16 maj, e gjithë bota sytë nga Tirana’, Rama nga sheshi ‘Skënderbej’: Këtu po bëhet ‘shtëpia’ ku do të kalojnë udhëheqësit e Evropës

6 Maj, 10:25| Përditesimi: 6 Maj, 10:35

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar pak nga përgatitjet që po bëhen në sheshin “Skënderbej” , ku do të mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian më 16 maj. Përmes një videoje në rrjete sociale, kryeministri shprehet se me 16 maj, e gjithë bota do t’i ketë sytë nga Shqipëria e Tirana. 

“Mirëmëngjesi edhe njëherë nga këtu, nga sheshi Skënderbej, nën hijen e vetë atij, profetit të historisë sonë, Gjergj Kastriotit, ku do të kalojnë të gjithë udhëheqësit e Evropës më 16 maj dhe këtu po bëhet edhe shtëpia e Evropës me vizatimet e fëmijëve të të gjitha qytetet e Shqipërisë, për Evropën.

Këtu do t’i mikëpresim ata që do të vijnë në kryeqytetin e Evropës së Ballkanit. Ky do të jetë spektakël i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe e gjithë bota do ti ketë sytë nga Shqipëria, nga Tirana, nga sheshi i heroit kombëtar.”, thotë Rama. 

Tirana mikpret më 16 maj Samitin Komunitetit Politik Evropian (EPC) duke bërë bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish së bashku me krerët e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

Një ditë para Samitit, liderët e Këshillit Europian dhe të Bashkimit Europian do të mblidhen në një darkë pune në Tiranë me udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?