Kryeministri Edi Rama

Politikë

Më 16 shtator, konferenca e radhës ndërqeveritare me BE! Rama: Hapim 4 kapituj të tjerë, rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash

13 Shtator, 08:56| Përditesimi: 13 Shtator, 10:56

  • Share

Më 16 shtator, do të mbahet Konferenca e radhës ndërqeveritare me BE-në. Kryeministri Edi Rama thekson se me ftesë të Danimarkës, e cila mban aktualisht presidencën e Unionit, do të hapin edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, duke e cilësuar si një tjetër gur kilometrik në rrugën evropiane.

Këto katër kapituj, thotë kryeministri, i shtohen 24 kapitujve të tjerë që janë hapur brenda rreth një viti, që sipas të cilit, shënon një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash. Bëhet fjalë për kapituj që i përkasin "Axhendës së Gjelbër” mbi fusha të rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi. 

“TJETËR LAJM I MIRË - Shqipëria nuk ndalet

Të martën, date 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj - një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.

Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha të rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan kryeministri Rama.

Pas 16 shtatorit, konferenca e radhës për çeljen e grupkapitullit të fundit, “Bujqësia dhe Kohezioni”, pritet të mbahet në 2 tetor.  BEështë optimist se brenda 2030-ës, Shqipëria do të realizojë integrimin në union, ndërsa kryeministri Edi Rama e ka shpallur anëtarësimin prioritet të mandatit të katërt qeverisës.

Postimi i kryeministrit Rama 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Joti: 13/09/2025 11:09

    Pra do vije 2026 dhe ne nuk i kemi hapur te gjitha. Po Bujqesine? Po per ti mbyllur?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?