Erdogan dhe rindërtimi në Laç

Më 17 janar nis sesioni i ri parlamentar, mban fjalën edhe Erdogan! Do jetë në Shqipëri për inaugurimin e apartamenteve në Laç

11 Janar 2022, 13:50| Përditesimi: 11 Janar 2022, 14:06

  • Share

Seanca e parë për sesionin e dytë të legjislaturës së X do të zhvillohet më 17 janar në orën 17:00 ku do të mbajë një fjalë edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.  Fjala në parlament përkon me kohën e vizitës se Erdogan do të ketë në Shqipëri për inauguruar  rindërtimin e apartamenteve në Laç. 

Gjatë mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve u miratuar programi i punës së Kuvendit për periudhën 17 janar-25 shkurt 2022, si dhe kalendarin 3 –javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 17 janar-4 shkurt 2022.

Konferenca shqyrtoi dhe miratoi edhe kalendarin e kontrollit parlamentar të Kuvendit, që përcakton agjendën vjetore për kontrollin e mbikëqyrjes parlamentare për institucionet e pavaruara dhe agjencitë ligjzbatuese.

Ashtu siç kishte premtuar presidenti Erdogan do të vijë në Shqipëri për të parë nga afër frytet e ndihmës së shtetit turk për rindërtimin. Vizita mund të realizohet me 17 janar, ku Erdogan do të vijë për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që tashmë kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet në janar 2022.

Komento

Komente

  • Iris: 12/01/2022 01:36

    Ne asnje menyre nuk duhet lejuar vizita ne 17 Janar.Duket sikur ne diten perkujtimore te heroit tone,rishfaqet qellimisht sulltani i ri Erdogan,duket si triumf i axhendes se tij per rilindjen e botes otomane (po perdor te njejtin term qe perdorin politikanet serbe per/boten serbe).Nuk iu ben pershtypje qe Musolini i Vogel i Stambollit,po fut hundet ne te gjitha shtetet ish-territore te Perandorise Otomane,si ne ato qe jane ne paqe,si ne ato qe jane te ngateruara ne konflikte ushtarake te brendeshme,ose te jashtme?! Rama mund t'a kete harruar ate date,por shqiptaret qe jane patriote te vertete nuk e harrojne.

    Përgjigju
  • Mark: 11/01/2022 21:47

    Prit e Shko inagoroje kur te ndertohet edhe xhamia ????

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 11/01/2022 15:13

    Nese deputetet ne kuvend kane gjak shqiptare duhet ta braktisin prezencen e sulltanit turk ne kete date te nderrimit te jetes se HEROIT TONE KOMBETARE GJERGJ KASTRIOTI. Mjafton vetem prania e kryeministrit dhe qeverise tij per kete shfaqie te turpeshme antishqiptare.

    Përgjigju
  • Pervjetore: 11/01/2022 14:30

    17 janar 1468 vdic heroj yne Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu ! Duhet falenderuar shume Qeveria Turke për kete investim në shqiperi por edhe puna e qeverise në zonat Fush Kruje , Tirana , Lezha që kane ndryshuar lagjet , urojme shume shpejt një investim ne hekurudhe dhe rrugen Thumana - Rinas !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?