Shpejtësia në autostradën Tiranë-Durrës

Kronikë

Me 179 km/h në Tiranë-Durrës, iu hiqet patenta 10 drejtuesve të automjeteve, Policia: Ecin shpejt pa arsye

24 Qershor 2018, 10:42| Përditesimi: 24 Qershor 2018, 11:40

  • Share

Policia njofton se edhe gjatë mbrëmjes së djeshme ka vijuar kontrollet me Radar në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bën të ditur se pezulloi 10 leje drejtimi për shpejtësi që varionte nga 140 deri në 179 km/h.

“Megjithëse kontrollet janë të pandërprera çdo ditë përsëri ka drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi shumë mbi limitin e lejuar, dhe pa pasur asnjë arsye për të qarkulluar me këto limite shpejtësie”, thuhet në faqen e policisë në rrjetin social Facebook. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?