Me 2 gishta lart dhe thirrjet 'Rama Ik', protestuesit në Lushnje 'harrojnë' Klodjanin! Organizatorja: Takohemi në protesta të tjera

13 Dhjetor 2020, 19:36| Përditesimi: 13 Dhjetor 2020, 20:28

  • Share

Me dy gishtat lart, protesta në Lushnje nuk dukej si një organizim për të kërkuar drejtësi për Klodjan Rashën, të riun që u vra nga policia, por u ngjante protestave të thirrura nga opozita. Në sfond dëgjoheshin në kor thirrjet "Rama ik", ndërkohë që një nga organizatoret në mbyllje falenderoi pjesëmarrësit dhe u la takim për t'u mbledhur në protestat të tjera.

"Faleminderit për protestën dhe përfaqësimin e madh! Sot Lushnja tregoi që nuk i nënshtrohet diktaturës, nuk jetojmë dot të diktaturë. Natën e mirë dhe takohemi në protesta të tjera", tha ajo.


Lajmi kryesor:

Protesta zbehet në ditën e 5-të! Tensione te Drejtoria e Policisë, protestuesit tentojnë të çajnë gardhin metalik te pema e Vitit të Ri, hidhet gaz lotsjellës! Disa të shoqëruar


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?