Politikë

Më 2 mars hapet panairi i punës në Athinë! Rama apel shqiptarëve në Greqi: Kthehuni, në ndërtim e turizëm do t’u dalë më mirë

23 Shkurt, 08:09| Përditesimi: 23 Shkurt, 13:14

  • Share

TIRANE- Më 2 mars do të hapet në Athinë panairi i punës, që synon të ofrojë mundësi për kthimin e të rinjve dhe profesionistëve në Shqipëri. Në panairin ‘Puno dhe jeto aty ku ke zemrën’ mund të gjejnë mundësi më të mira për punësim e rikthim në Shqipëri, por dhe një hap i rëndësishëm për karrierën.

'Kthehuni, në ndërtim e turizëm do t’u dalë më mirë' thotë Rama në një videomesazh të rubrikës 'sy m'sy' drejtuar komentuesve. 

Rama premton se do të mbyllë dhe plagën e pronave brenda kohës së negociatave me BE të cilin thotë e ka 'peshqesh nga këneta që e bëri Shqipërinë lesh e li' duke iu referuar qeverisë së ish kryeministrit Sali Berisha.

Në Shqipëri më kollaj se në Greqi e Itali për të marrë dokumente, i merrni nga celulari.  67% e Tiranës ka ujë 24 orë, vijojnë investimet në të gjithë vendin  

Duke i ftuar bashkëatdhetarët në Greqi të jenë prezent në këtë panair të parë 'i cili synon të hapë një derë të re komunikimi me diasporë.' Rama shkruan se të rinjtë mund të njihen me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në atdhe.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 23/02/2025 17:47

    Kthehuni ne parajsen e hajduteve!Po ju fton Ali Baba tek i ashtuquajturi shtet qe ka ndertuar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?