Armët e sekuestruara në Tiranë

Operacionet ‘Tempulli’ e ‘Sundimi i Ligjit’, 5 të arrestuar në Tiranë dhe Kavajë për trafik armësh e drogë! Balla: Presim më shumë rezultate

12 Nëntor 2023, 09:50| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 11:57

  • Share

Dy operacionet 'Tempulli' dhe 'Sundimi i Ligjit' për arrestimin e personave në kërkim për armë drogë, plagosje dhe vrasje është ende në vijim. Këtë e konfirmoi ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas 5 arrestimeve të kryera sot në kuadër të këtyre operacioneve. 

Në Kavajë u arrestuan 4 persona që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike pranë zonave të frekuentuara nga të rinjtë ndërsa në Tiranë u arrestua 44 vjeçari me 2 emra, K. (A). C. (Ç) i cili merte armë në Kosovë dhe i trafikonte për në Shqipëri për t'i shitur. 

Policia e ka arrestuar në flagrancë në rrugën “Llazi Miho”, ku gjatë kontrollit në makinë iu gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me fishek në fole, gati për qitje, një silenciator, krëhra e municion luftarak.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i 44 vjeçarit që u kap me 2 pistoleta, u bë në vazhdimësi të operacionit "Sundimi i Ligjit" të nisur mëngjesin e së premtes (10 nëntor) dhe deri më tani janë arrestuar mbi 100 persona. 

Ora 11:25
Sot 5 të arrestuar për drogë dhe armë në Kavajë e Tiranë! Balla: Operacionet 'Tempulli' dhe 'Sundimi i Ligjit' vijojnë, presim më shumë rezultate

1698406431_taulantballa.jpg

Ministri i Brendshëm, Taulan Balla ka reaguar lidhur me arrestimet e 5 personve të tjerë gjatë ditës së sotme në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe Sundimi i Ligjit” në Tiranë dhe Kavajë.

Ai tha se operacionet vijojnë dhe se priten çdo ditë e më shumë rezultate.

Reagimi i plotë i Ballës:

Garantimi i rendit dhe i sigurisë lidhet ngushtësisht me luftën kundër armëmbajtjes pa leje si një burim potencial i krimeve të rënda kundër personit. Dy operacionet kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit” vijojnë të ndjekin këmba këmbës shpërndarësit e lëndëve narkotike, poseduesit e armëve pa leje, si dhe ndalimin e shtetasve në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Në  Kavajë janë vënë në pranga 4 shtetas dhe është sekuestruar lëndë narkotike kanabis, gati për shpërndarje.

Në Tiranë janë sekuestruar dy armë zjarri e municion luftarak, si dhe është vënë në pranga poseduesi i tyre.

Presim më shumë rezultate çdo ditë.

Ora 10:21
Shisnin kanabis në zonat që frekuentoheshin nga të rinjtë, arrestohen 4 persona në Kavajë (EMRAT)

Katër persona janë arrestuar nga policia e Kavajës në vazhdën e operacionit “Tempulli” për kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike.

Në pranga kanë rënë Besnik Dulla, Xhevahir Hoti, Zeqir Krasnaj dhe Flori Gjuzi. Mësohet se gjatë kontrollit që policia u bëri Besnik Dulla, Xhevahir Hoti dhe Zeqir Krasnaj gjetën dhe sekuestruan 2 vazo me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) dhe 1 elektroshok, ndërsa në rastin e dytë, gjatë kontrollit ndaj Flori Gjuzit, gjetën dhe sekuestruan 2 qese të mbushura me lëndë narkotike.

Nga të dyja rastet në total është sekuestruar 655 gramë kanabis sativa që shitej në zona që frekuentoheshin nga të rinjtë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?