Superliga Europiane njoftoi zyrtarisht të hënën krijimin e saj, por pavarësisht faktit se po has shumë kundërshti, e ka të qartë planin se si do të organizohet kompeticioni në aspektin e garës.
Përveç 12 skuadrave që kanë konfirmuar deri më tani dhe që janë nismëtare, ECA e cila menaxhon Superligën, pretendon që shumë shpejt të bashkohen edhe tre skuadra të tjera. Qëllimi është se deri në momentin kur të nisë, mendohet në gusht, të shtohen edhe 5 skuadra të tjera që nuk do jenë të përhershme, por në bazë të performancës që kanë për çdo sezon.
20 skuadrat do të ndahen në dy grupe që do jenë të përbëra nga 10 skuadra dhe do të luajnë me system vajtje-ardhje çdo mesjavë. Tre të parat për secalin grup do të kualifikohen direkt për fazën çerekfinale, ndërsa dy skuadrat e tjera që do përbëjnë 8-shen do të dalin me ‘play-off’. Konkretisht do të ndeshen vendet e katërta dhe të pesta të dy grupeve, të cilat do nxjerrin fitueset me sistem ndeshje vajtje-ardhje.
Në këtë mënyrë do të vijohet deri në finale, që do jetë një 90 minutësh i vetëm dhe do të luhet në një vend neutral.
Gjithsesi struktura e kompeticionit mund të jetë subjekt ndryshimi, duke parë përplasjen që ECA, Shoqata Europiane e Klubeve, ka me UEFA-n dhe FIFA-n.