Kontrollet e policisë për shpejtësinë në autostradën Tiranë-Durrës

Kronikë

Me 200 km/h, kapet 'piloti i çmendur' i Durrësit, policia mesazh shoferëve

9 Qershor 2018, 08:59| Përditesimi: 9 Qershor 2018, 10:44

  • Share

Pavarësisht aplikimit të gjobave të majme nga Policia e qarkullimit rrugor, vijojnë rastet kur drejtuesit e mjeteve udhëtojnë me shpejtësi tej normave të lejuara. Një 29-vjeçar nga Durrësi është ndaluar nga policia teksa e ngiste automjetin me 200 km/orë.

Fillimisht policia i ka bërë shenjë të ndalojë, por i riu nuk ka ndaluar, por është kapur pas ndjekjes nga policia. Nën mesazhet “Shpejtësia të nxit, por të vret”, policia u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mos udhëtojnë me shpejtësi pasi rrezikojnë jetën e tyre por edhe të kalimtarëve dhe drejtuesve të tjerë.

Njoftimi i policisë:
Fundjavë/argëtim por jo abuzim me rregullat e qarkullimit. 200 km/h, 29 vjeçari nga Durresi. Papergjegjshmeri ne drejtim te automjetit.

Nuk i ndalon policise duke rrezikuar jeten e punonjesve te policise, jeten e tij e te perdoruesve te rruges, por kapet pas ndjekjes nga patrullat e qarkullimit.

-Një drejtues mjeti i përgjegjshëm të ndihmon të festosh dhe një ditë tjeter. -Shpejtësia të nxit, por të vret.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?