Droga e kapur në Portin e Durrësit

Kronikë

Me 207 kg drogë drejt Italisë, dënohet me 5 vite burg shoferi i autobusit/EMRI

22 Qershor 2018, 16:28| Përditesimi: 22 Qershor 2018, 16:30

  • Share

Ju sekuestruan 207 kg kanabis në Portin e Durrësit në autobusin që Jetmir Muçaliaj drejtonte si shofer me itinerar Durrës-Itali, dënohet me 5 vite e 4 muaj burg nga Krimet e Rënda.

Një vit nga operacioni, ku mbrëmjen e 14 qershorit 2017 në Portin e Durrësit policia zbuloi drogën e paketuar në dyshemenë e autobusit, procesi gjykimit ka përfunduar te Krimet e Rënda vetëm me dënimin e shoferit të autobusit.

Edhe pse në atë kohë në kërkim u shpall dhe pronari i mjetit, Prokuroria dërgoi për gjykim vetëm 43-vjeçarin Muçaliaj, duke kërkuar për të 8 vite burg.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?