Më 21 Mars, Tokës i afrohet një asteroidi! Shkencëtarët: S'përbën asnjë rrezik për ne

13 Mars 2021, 20:57| Përditesimi: 13 Mars 2021, 20:59

  • Share

Një asteroid pritet që t’i afrohet Tokës në datën 21 mars, ku sipas shkencëtarëve nuk pritet që ky asteroid të përbëjë një rrezik për planetin. Kjo sepse do t’i afrohet Tokës në një distancë prej rreth 2 milion kilometra, e për pasojë nuk ka rrezik që të përplaset me Tokën as tani, por as në shekujt që vijë.

Asteroidi i quajtur '2001 FO32', është zbuluar 20 vjet më parë dhe që prej asaj kohe është mbajtur në vëzhgim nga shkencëtarët. Referuar studimeve dhe analizave të kryera, pas vizitës së tij të shkurtër në 21 mars, 2001 FO32 do të vazhdojë udhëtimin e tij të vetmuar, duke mos ardhur më afër Tokës deri në 2052.

Asteroidi '2001 FO32' u zbulua në Mars 2001 nga programi Lincoln Near-Earth Asteroid Research (LINEAR) në Neë Mexico dhe ka një diametër 440 deri në 680 metra. Përtej përmasave '2001 FO32' mbetet asteroidi më i madh që kalon afër planetit përgjatë 2021.

 

Komento

Komente

  • Mondi: 14/03/2021 02:41

    Pa merak, del dhe e pret Rama ne Rinas

    Përgjigju
  • Turi: 13/03/2021 21:34

    Pse nuk thoni ju ai vjen ngjitur fare 2 milion km hahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?