Lumi Vjosa

Më 22 - 23 maj del në konsultim publik Plani i Menaxhimit për Parkun e Vjosës! Rama: Dyfish zonë e Mbrojtur

20 Maj, 18:59| Përditesimi: 20 Maj, 20:00

  • Share

TIRANE- Më 22 e 23 maj konsultohet në publik Plani i Menaxhimit për Parkun e Vjosës, Për kryeministrin Edi Raam ky është një tjetër i rëndësishëm në mbrojtjen e lumit të Vjosës, i fundmi lum i egër në Europë.

Plani I Menaxhimit për Parkun Kombëtar është organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe ekspertët ndërkombëtarë të IUCN.

“Është radha e komuniteteve lokale, atyre që jetojnë aty e do t’i gëzojnë të parët frytet e parkut të ri, të bashkojnë zërin në planin për menaxhimin të Vjosës e cila mbrohet si Park Kombëtar në 480 km vijë lumorë, në 12.000 hektarë sipërfaqe, me të tre degët e saj, nga hyrja në territorin e Shqipërisë e deri në grykëderdhje” shkruan Rama.

Kryeministri ka dhe një përgjigje për kritikët që thonë se grykëderdhja e Vjosës është lënë jashtë kufijve të mbrojtjes

“Për të gjithë ata që i fryjnë një tymi pa zjarr se grykëderdhja e Vjosës është lënë jashtë kufijve të mbrojtjes, e kundërta është e vërtetë, se është dyfish Zonë e Mbrojtur si pjesë e Parkut Kombëtar Lumi Vjosa dhe si pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro-Nartë për rëndësinë e jashtëzakonshme natyrore” shkruan Rama.

Plani i Integruar të Menaxhimit për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa”

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labis: 20/05/2024 21:04

    Edhe Shushica e Degët e Vjosës!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?