Zyrtari i parë i lartë amerikan që vizitoi Shqipërinë postkomuniste ishte James Baker. Ishte data 22 qershor e vitit 1991 kur Beker zbriti në Tiranë në ditët e para të pluralizmit pas rrëzimit të diktaturës.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se rreth 300,000 shqiptarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, duke i rezervuar Baker-it një pritje mbresëlënëse.
“Kam 14 vjet në politikë dhe nuk besoj se kam parë ndonjëherë̈ një pritje të tillë. Kjo e bën gjithçka më të jashtëzakonshme. Kjo shprehje dashamirësie dhe mbështetjeje vjen prej asaj që Amerika përfaqëson për popuj që nuk kishin prej shumë kohësh asgjë ku të shpresonin”- u shpreh Baker- atë ditë. Tre muaj para kësaj vizite në Tiranë ishte rihapur ambasada amerikane