TIRANË- Më 23 Maj 2022 të gjithë nxënësit e klasave tè pesta do t’i nënshtrohen testimit të njohurive të fituara në ciklin fillor në 3 lëndët bazë Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Dituri Natyre.
Ky provim nuk ka qëllim penalizimim në vlerësim, por i shërben më sè shumti ministrisë së arsimit për të parë boshëllëqet e për të krijuar më tej ndèrhyrje dhe përmirësime përsa i përket cilësisë së procesit mësimor. Vlerësimi i arritjeve të nxënësve të arsimit fillor, fillon në orën 10:00 dhe zgjat 1 orë e 30 minuta.
Nxënësit me aftësi të kufizuara zhvillojnë vlerësimin e arritjeve në përshtatje me programin mësimor me të cilin punojnë, veçoritë dhe standardin e tyre. Instituti i nxënësve që nuk shikojnë testin e kthen në sistemin e shkrimit Brail. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit parauniversitar monitoron procesin e vlerësimit të arritjeve të nxënësve të arsimit fillor dhe raporton për çdo parregullësi të vërejtur gjatë zhvillimit të tij .