“Ne jemi të detyruar që këtë muaj të Ramazanit ta jetojmë pak ndryshe, pavarësisht se na qan zemra nga ajo atmosferë që kemi pas kaluar në vitet e mëpërparshme." Është ky përjetimi i nënkryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Taulant Bica, 2 ditë përpara nisjes së muajit të Ramazanit lidhur kjo dhe me panoramën e trishtë që të ofrojnë sot xhamitë e boshatisura për shkak të situatës së Covid19 .
Ai shton se agjërimi i ramazanit është personal ndërsa plotësimet e tjera si lutjet e përbashkëta në xhami si dhe iftaret janë rituale që do të kryhen individualisht në shtëpi duke e kthyer atë folenë e mirëfilltë ku jetohet feja e zotit.
“Në xhamitë e Shqipërisë ezani dhe kohët e namazit do të thërriten normalisht. Agjërimi është diçka që njeriu e bën personal ndërsa plotësimet e tjera si falja e teravive dhe lutjet e përbashkëta në xhami do të jenë rituale të cilat do të kryhen individualisht ose me familjarët tanë në shtëpi. Është një gjendje që me të vërtetë e vuan çdo mysliman shpirtërisht, por nëse nuk do të kemi shëndetin edhe pas ikjes së kësaj situate nuk do të mund të adhurojmë zotin.”- shpreh zv.kryetari i komunitetit mysliman, Taulant Bica.
Krahas besimtarëve mysliman ky muaj gjen përjetim edhe tek bektashinjtë. Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Edmond Brahimaj ka një mesazh për besimtarët dhe ata që agjërojnë që zoti të rrisë më shumë dashurinë për njëri-tjetrin, solidaritetin, vëllazërinë, marrëdhënies midis familjes e shoqërisë.
Ndërsa shton se dhe situata e vështirë e krijuar si pasojë e Covid19 ka shërbyer si një moment reflektimi për të forcuar më shumë mardhënien mes njëri-tjetrit.
“Në këtë situatë kërkohet që njerëzimi duhet të bëjë reflektim ndaj një situate të rëndë për të treguar që paska dhe kështu, u jetoka edhe në këtë mënyrë pra u jetohet edhe në vështirësi dhe jo duke plotësuar qejfet tona edhe të mirat tona. Uroj mbarësi dhe i lutemi zotit që këto situata të rënda të na shërbejnë ne për të rritur më shumë dashurinë për njëri tjetrin, bashkëpunimin, solidaritetin, vëllazërinë, marrëdhënien midis familjes e shoqërisë që të jemi të afërt me njëri tjetrin t'ia arrijmë çdo lloj qëllimi që ka në botë.” - u shpreh kryegjyshi botëror i bektashinjve, Edmond Brahimaj.
Muaji i Ramazanit është muaji më i shenjtë i besimtarëve myslimanë, i cili fillon më 24 prill, ku të gjithë agjërojnë sipas Sheriatit, Ligjit Islamik. Besimtarët agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi, përmbahen nga pirja e ujit, pirja e duhanit, marrëdhëniet seksuale. Në mbrëmje, pas thirrjes së Ezanit, thyerja e agjërimit festohet me një vakt të thjeshtë ngrënieje që në termin fetar njihet si iftari.
Ikni mor ndyrsir a ju qan zemra per ramazanin ju Marte ramazanin me vete ishalla pse nuk ju qan zemra per popullin qe nuk ka te haheje
PërgjigjuEdhe keta bethperpjet kishime mangut
PërgjigjuA e degjuat Blendi Fevziun mbreme ne studio kur me plot te drejte ju drejtua pastorit mbremem me pyetjen: mos valle na ka braktisur zoti ne nje situate kaq te veshtire per njerzimin. Dhe pastori i u pergjigh me dredha se nuk di cfare pergjigje te jape kesaj pyetje qe ja kane bere dhe papes , kryegjyshit te Kulmakut mond bektagjiut, hoxhes se katundit, dervishit te teqese, Janullatosit , ,imzot Gregorit, bile gjesti me i habitshem kur prifterinjte e Lezhes lagen me uje te bekuar rruget dhe salivirusi ka pushtuar boten.
PërgjigjuEshte mundesia dhe faktori i vetem qe kemi ne dore per te bere per vete dhe per te tjeret brenda vendit.
Përgjigju