Parada e shqiptarëve në Tiranë

Më 28 nëntor mbahet në Tiranë parada kuqezi, Veliaj thirrje shqiptarëve: Eja festojmë në zemër të qytetit me këngët nga çdo trevë shqiptare

6 Nëntor, 16:13| Përditesimi: 6 Nëntor, 16:17

  • Share

112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë do të rikthejë në Tiranë paradën kuqezi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se parada do të mbahet më 28 nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit.

Ai i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të mblidhen për të festuar në zemër të Tiranës, “me kostumet e këngët nga çdo trevë shqiptare, në një bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme”.

“28 Nëntor – Parada e shqiptarëve, parada kuqezi

E ku ka më mirë se sa kur të gjithë shqiptarët mblidhen bashkë në Tiranë më 28 Nëntor, për të kremtuar 112 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, në një paradë me ngjyra Kuq e Zi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me kostumet e kënget nga çdo trevë shqiptare, në një bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme.

Eja festojmë në zemër të Tiranës”, shkruan Veliaj.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kucioti: 07/11/2024 08:01

    Po per 29 Nentorin dita e clirimit,pra 80 vjetori i clirimit te Atdheut nga forcat Partizane dhe fitorja ndaj nazizmit,dhe njohja nderkombetarisht i kesaj fitoreje,cfar ka menduar kryetari i bashkise se tiranes Erion Veliaj???? Shpresojme te na japi nje informacion.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?