Protesta e opozitës 7 tetor 2024

Më 29 tetor protesta e opozitës! Caktohet ora, PD: Mosbindja civile zbret në akset kryesore të Shqipërisë! Do bllokohen rrethrrotullimet

25 Tetor, 19:53| Përditesimi: 25 Tetor, 22:55

  • Share

Tirane- Protesta e opozitës e thirrur më 29 tetor pritet të nisë në orën 17:00.  Struktura e degëve të PD-së miratoi sot orën dhe pikat ku do të mblidhen protestuesit. Shqiptarja.com dhe report Tv zbulon skenarin.

Udhëheqësit e PD-së në qarqe kanë marrë përsipër të organizojnë qytetarët në rang qarku për të organizuar atë që Berisha e quan 'mosbindje civile' përmes bllokimit të rrethorrullimeve kryesore në Shqipëri.

Bëhet fjalë për rrethrrotullimin tek Casa Italia, Milot, Shkozet, rrethrrotullimi i Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit, informon gazetarja  Danjela Maloku.

Në mbledhjen e thirrur sot në selinë e Partisë Demokratike nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka për drejtuesit Politik dhe kryetarët e degëve të vendit u vendos që mosbindja civile të zbresë në akset kryesore të Shqipërisë. 

Aksioni opozitar nuk do të ndalet. Në nië vend ku liritë dhe vlerat e demokracisë cënohen, rruga e vetme janë protestat dhe mos bindja civile. Të martën, më 29 tetor, ora 17:00, mosbindja civile do të zbresë në akset kryesore të vendit:
 Segmenti “Casa Italia - Sheshi Shqiponja”
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan" shkruan Gjekmarkaj. 

Data e protestës u njoftua dhe nga kryetari i PD-së, Sali Berishë në mbledhjen e kryesisë më 21 tetor, pak orë pas arrestimit të Ilir Metës, aleatit të tij në opozitë.  Berisha e quajti arrestimin e Ilir Metës rrëmbim politik, duke thënë se Rama nxorri banditë nme uniformë për të tërhequr zvarrë kreun e PL. 

Edhe Partia e Lirisë ka njoftuar se do të jetë e pranishme në këtë protestë për të ngritur zërin kundër arrestimit të liderit të saj. 

Kur ndodhemi vetëm pak muaj nga zgjedhjet parlamentare tashmë opozita ndodhet në një situatë të vështirë, me dy liderë në hetim nga SPAK për akuzën e korrupsionit. E ndërsa Ilir Meta po hetohet nën masën e arrestit burg në qelitë e burgut 313, Berisha i marrë i pandehur pret nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie' vendimin e GJKKO-së për dosjen e aferës Partizani. Kjo e fundit do të vendosë nëse do e cojë dosjen për gjykim apo do e kthejë në SPAK, apo do e pushojë.

Protesta e parë e asaj që nga PD quhet 'mosbindje civile' ishte më 7 tetor. Zgjati 3 orë. U vu re një orvatje pa një itinerar të qartë, ku qëllimi kryesor ishte molotovi drejt institucioneve kryesore në Tiranë dhe thyerja e reklamave nëpër rrugët e kryeqytetit. Pjesëmarrja në protestë ishte më pak se ishte paralajmëruar.  E vërtetuan edhe pamjet ekskluzive me dron që solli Report Tv.  

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • goshi: 26/10/2024 10:50

    Zbrisni o shpellarë, mos haroni merni me vete dhe nga një gomar se ju duhet.

    Përgjigju
  • Po mër po: 26/10/2024 01:30

    Të gjithë do dalim në protestën e Saliut, me kusht që vetëm të rikthejë dy gishtat lart dhe flamurin amerikan që e hoqi, pse?

    Përgjigju
  • '":;,*^: 25/10/2024 20:16

    Duhet me marr pjes patjeter me 29 tetor me mbrojt hajnat dhe vrasesit e PD e PL dhe me i falenderu Berishen,Zenin,Argiten dhe Ilir Meten,Moniken e nanen e vet heroine qe me nje pension koprative i ka ble vajzes nje vile te vogel 3 katshe.Me parullen "RRNOFSHI E KJOFSHI E PASUNIN PA DJERS KURR MOS E GZOFSHI"

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 25/10/2024 23:29

      Po mire mo e more vesh qe do te beni proteste po ju thate se ju degjuan ne BE dhe ju u kthyet te gezuar se ju degjua zeri , po proteste pse e beni ? Kjo tregon se BE ju ka futur gishtin dhe ju levizni prapanicen se ju dhemb , O pd , o parti fashiste nuk vini dote ne pushtet populli do tju debole ju dhe falangjat tuaja qe keni krijuar tani si parti te reja po ne realitet jane pjella juaj .qorrin , shabanin , llapajn , shehajn te vjen vestire ti shikosh dhe degjosh, ma jo e jo ti japesh voten ata qe nga paraqitja turperojne vedin .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?