Me 3 armë në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër! Pistoleta mbi shapkë, momenti kur policia i 'bastis' shtëpinë

18 Prill, 14:34| Përditesimi: 18 Prill, 14:45

  • Share

SHKODËR- Një 46-vjeçar është arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’. 46-vjeçari mbante në banesë armë pa leje.

Konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij në fshatin Xhan i është gjetur 1 armë zjarri, 2 armë gjahu, 5 radio marrëse-dhënëse, një palë dylbi dhe një sasi municioni luftarak, sende që posedoheshin në mënyrë të kundërligjshme.

Policia ka ndarë edhe pamjet e momentit kur efektivët i futen në banesë dhe gjejnë armët. Një prej tyre duket e vendosur mbi një shapkë.  

46-vjeçari N. L., rezultoi se ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë viteve të fundit, ka kultivuar bimë narkotike, në fshatrat Pult, Xhan dhe Alavana.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?