Euro-t e padeklaruara të sekuestruara në Kakavijë

Me 41 mijë euro të padeklaruara në çantë, 50-vjeçarja kapet duke kaluar në Kakavijë! Vihet në hetim

19 Gusht, 10:50| Përditesimi: 19 Gusht, 11:04

  • Share

KAKAVIJË- Një 50-vjeçare është vënë në hetim, pasi është kapur teksa ka tentuar që të kalojë në Kakavijë me 41 mijë euro të padeklaruara.

50-vjeçarja, Zh. D., 50 vjeçe, banuese në Greqi, ka qenë duke dalë nga territori shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar Kakavijë. Gjatë kontrollit që i është ushtruar në çantë i janë gjetur 41 mijë eurot që 50-vjeçarja nuk i kishte deklaruar.

Ndaj saj ka nisur hetimi për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, ndërsa 41 mijë eurot u sekuestruan.

“Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases Zh. D.,  ku u gjetën 41 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen Zh. D., 50 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?