Bota

Me 62% të votave pro, konservatori iranian fitues i zgjedhjeve presidenciale në Iran

19 Qershor 2021, 11:40| Përditesimi: 19 Qershor 2021, 11:42

  • Share

Ultrakonservatori Ebrahim Raisi është në rrugën drejt fitores në zgjedhjet presidenciale të Iranit, që u mbajtën një ditë më pare, duke siguruar të paktën 62% të votave. Votat ende janë duke u numëruar për zgjedhjet presidenciale, ku pjesëmarrja e votuesve ishte e ulët.

Kandidati tjetër për president Abdolnasser Hemmati,  ish-drejtor i Bankës Qendrore, ka pranuar humbjen edhe para se të dilnin rezultatet zyrtare.

Në një postim në Instagram të shtunën ai deklaroi : “Shpresoj që qeveria juaj të bëjë krenare Republikën Islamike të Iranit, të rigjallërojë ekonominë dhe mirëqenien e vendit.”

Në rezultatet fillestare, Raisi fitoi 17.8 milion vota, ndaj 3.3 milion Rezait dhe 2.4 milion Hematit, tha Jamal Orf, kreu i selisë zgjedhore të Ministrisë së Brendshme të Iranit. Kandidati i katërt i garës, Amirhossein Ghazizadeh Hashemi, kishte rreth 1 milion vota.

Procesi, ka shënuar pjesëmarrjen më të ulët në historinë e vendit dhe nuk kishte vëzhgues ndërkombvëtarë.

Mbështetur nga Garda e fuqishme Revolucionare, Raisi, një aleat i ngushtë i Udhëheqësit Suprem, Khamenei që zotohet të luftojë korrupsionin, është nën sanksionet e SHBA pasi dyshohet për përfshirje në ekzekutimet e të burgosurve politikë dekada më parë.

Presidenti I cili ka shërbyer për dy mandate deri tani Hassan Rouhani, i cili nuk kishte të drejtë të garonte për një mandat të tretë, ka sugjeruar se nuk do të ketë nevojë për balotazh.

“I uroj qytetarët për zgjedhjen e tyre”, tha Rohani, pa specifikuar se kush sipas tij ka fituar zgjedhjet.

Edhe dy kandidatët e tjerë të linjës së ashpër, Rezai dhe Amirhossein Ghazizadeh-Hashemi, po ashtu kanë uruar Raisin për fitoren në zgjedhje.

Raisi, ka qenë një nga gjyqtarët më 1988, që ka mbikëqyrur një seri të gjykimeve të shpejta, ku mijëra të dënuar politikë u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan. Organizatat e të drejtave të njeriut e kanë fajësuar atë për krime kundër njerëzimit dhe Raisi është pjesë e sanksioneve të SHBA-së.

Analistët kanë sugjeruar se një fitore për Raisin do të sinjalizonte rritjen e linjës së ashpër kundër Perëndimit, që do të shkonte në dëm të pragmatistëve, siç është Rohani, i cili ka qenë arkitekti kryesor i marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, ku kufizohet programi bërthamor i Teheranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?