Ekonomi

Më 7 tetor 2025 nisin transfertat përmes sistemit ‘SEPA’, Shoqata e Bankave: Komisioni maksimal vetëm 50 euro, 6 herë më lirë

11 Gusht, 15:49| Përditesimi: 11 Gusht, 15:55

  • Share

Nga Shqipëria drejt gjithë Evropës, e deri në Guajanën franceze në Amerikë Latine, territoret në varësi të Kurorës Britanike, ishujt Azore të Portugalisë e deri në ishujt Kanarie të Spanjës, komisionet e transfertave nuk do të jenë më të larta se 50 € pavarësisht vlerës së tyre.

“SEPA ka një rregull. Komisionet në SEPA nuk mund të jenë më të larta se maksimumi i komisionit që kemi brenda vendit. Ne për momentin pagesën më të lartë e kemi 50 euro, kur bëhet transferimi nga një bankë në një tjetër brenda vendit. Pra kur ti transferon 1 milionë euro nga banka X tek banka Y nuk paguan më shumë se 50 euro, nëse do e bëjmë me bankë korrespodentë ti duhet të paguaje deri në 300 euro. Me SEPA-n është kjo lehtësi e madhe, shpejtësi, komision i ulët dhe siguri”, sqaron Spiro Brumbulli nga Shoqata e Bankave.

Prej 7 tetorit 2025, do të nisë zyrtarisht kryerja e transfertave përmes sistemit ‘SEPA’ (Zona e Vetme të Pagesave në Euro), drejt 37 shteteve të tjera, ku pavarësisht distancës pagesa do të kryhet brenda 1 dite, dhe me kosto deri 6 herë më të ulët.

“E mira e SEPA është që pagesat me jashtë në vendet që janë anëtare me SEPA, do të jenë më të shpejta, pasi brenda 24 orësh pagesa arrin tek përfituesi si dhe komisionet do të jenë më të ulta. Transaksionet do të shkojnë e vijnë me kosto shumë më të ulët, maksimumi 50 euro, edhe pse Banka e Shqipërisë po shikon mundësinë për ti ulur edhe më tej këto komisione”, pohon Brumbulli.

Përfituesit më të mëdhenj do të jenë bizneset tregtare, që importojnë dhe eksportojnë me shtetet që janë pjesë të SEPA, pasi do të paguajnë direkt më pak komisione.

“Është një hap shumë i madh përpara nëse e krahasojmë me 150-200 euro komision për transfertat me jashtë sidomos këto tregtare, që të vijmë tek këto me 50 euro”, thotë eksperti.

Por përfitues janë edhe emigrantët shqiptarë që dërgojnë para për të afërmit e tyre, pasi do kenë komisione shumë më të ulta prej kësaj vjeshte.

“Ne kemi shumë emigrantë jashtë dhe ata që kanë llogari bankare mund të përdorin lehtësish këto kanale me kosto shumë më të ulët”, tha Brumbulli.

Vendimi për përfshirjen e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA u mor më 21 nëntor 2024, dhe të 11 bankat tregtare janë pranuar në këto skema. Banka e Shqipërisë ka deklaruar se vetëm në vitin e parë të zbatimit të transfertave përmes SEPA, biznese e qytetar përfitojnë 20 milionë euro prej uljes së kostove.

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 11/08/2025 20:14

    pp ku kemi leke ne o spiro...me pare qeveria te mendoje per rritjen e rrogave....

    Përgjigju
  • Rei: 11/08/2025 20:10

    Shikoni ato komisionet ne ATM se I tmerruat turistet. 70 euro komision per 500 euro. Kjo eshte vjedhje. Ka Banke Qendrore ai vend apo jo? Turp.

    Përgjigju
  • Biznesi i vogel: 11/08/2025 16:20

    Komisionet brenda vendit duhet te barazojne ato jashte vendit. Kam bere nje transferte prej 12 mije euro nga Italia ne Spanje, dhe komisioni ishte 1 euro. Brenda ne Shqiperi, per te transferuar 1000 euro, paguaj minimumi 3 euro. Jane komisione shume te larta, dhe per ke? Per qytetaret me te varfer te Evropes, shqiptaret. Banka e Shqiperise duhet t'i shohi dhe t'i trajtoj me kujdes dhe vemendje keto probleme te qytetareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?