RTSH

Sociale

Me 7 vota pro, Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH

25 Prill, 11:30| Përditesimi: 25 Prill, 15:26

  • Share

TIRANË- Me 7 vota pro nga 11 anëtarët e Këshillit Drejtues, gazetarja Eni Vasili është zgjedhur si Drejtoresha e re e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.

Nëpërmjet votimit të fshehtë, për mandatin 5-vjeçar në krye të RTSH Vasili mori 7 vota, kundrejt 3 votave që shkuan për Zoje Jakaj dhe 1 votë për kandidatin Engjëllush Musai, të cilët kaluan në raundin e dytë.

Gara për Drejtorin e përgjithshëm të televizionit publik pas dorëheqjes së Alfred Pezës u shoqërua me akuza për paligjshmëri të procesit dhe garë jo transparente, çka detyroi Komisionin e Medias të kërkojë ndërprerjen e garës. Pas rifillimit të procesit dhe zgjedhjes së këshillit të ri drejtues në garë morën pjesë 12 kandidatë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?