Me 72 vota pro, Kosova voton projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

4 Dhjetor 2020, 15:39| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 15:43

  • Share

Me 72 vota pro dhe asnjë kundër Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.

Ky projektligj, i cili shndërrohet në ligj pas dekretimit të presidentit të Kosovës, do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor 2021,  në përjashtim  të disa dispozitave që do të jenë të vlefshme deri ne vitin 2028 .

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se Ligji për rimëkëmbje ekonomike krijon një situatë të re në Kosovë.

“Jemi plotësisht të përgatitur që të fillojmë zbatimin e këtij ligji menjëherë, pasi që janë bërë përgatitjet nëpër ministri përkatëse, në Trustin e Kursimeve Pensionale, në mënyrë që para vitit të ri, pjesa më e madhe e këtyre fondeve të futen në ekonomi dhe buxhetin e familjes, me shpresë që në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm të shpërndajmë këtë pjesë dhe të kthehemi në normalitet në mesin e vitit të ardhshëm”, tha Hoti.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike nuk është përkrahur nga partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje pasi sipas tyre, nuk do të sjellë rimëkëmbje ekonomike në vend.

Hoxhaj pas votimit të projektligjit: Ne jemi opozitë e qeverisë, por jo e shtetit

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se votimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike është vendimi më i rëndësishëm i vitit 2020.

Përmes një statusi në facebook,  ai tha se PDK-ja u rreshtua me interesat e popullit, familjeve, punëtorëve që humbën vendet e punës nga pandemia dhe me bizneset që u prekën dhe u mbyllën nga kriza.

Votimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike sot në Kuvendin e Kosovës është vendimi më i rëndësishëm në vitin 2020. PDK-ja u rreshtua me interesat e popullit, familjeve, punëtorëve që humbën vendet e punës nga pandemia dhe me bizneset që u prekën dhe u mbyllën nga kriza.

“Orientimi jonë është i qartë, i asaj që e përsëriste kryetari Kadri Veseli se “ne jemi opozitë e qeverisë, por jo e shtetit”, tha Hoxhaj.

Haradinaj pas kalimit të Ligjit për Rimëkëmbje: U tejkaluan vijat partiake

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi në Kuvend të Kosovës ka kaluar Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Haradinaj përmes Facebook’ut ka përshëndetur miratimin e këtij ligji dhe theksoi se partitë arritën të tejkalojnë sot linjat politike.

Çfarë parashikon ligji i ri për rimëkëmbjen? 

Qëllimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike është plotësimi dhe ndryshimi i disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Ky projektligj ka paraparë që  paguesit e kontributeve të mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar sot...

 

Posted by Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës on Friday, December 4, 2020

Sipas projektligjit, deri në shumën 10 mijë euro, në rast të tërheqjes së 10 për qindëshit nga qytetarët, Qeveria e Kosovës ta kompensojë atë brenda pesë vjetëve të ardhshme.

Projektligji parasheh themelimin e një fond i veçantë, i cili do të shërbejë për t’i paguar të gjithë të punësuarit në sektorin privat, që kanë humbur vendet e tyre të punës si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Sipas këtij projektligji, të gjithë punëtorët e sektorit privat të regjistruar si të papunë, e që kanë qenë në marrëdhënie pune deri në shtator 2020, por që nga muaji tetor 2020 janë liruar nga punëdhënësi si pasojë e ndikimit të COVID -19, të paguhen nga ana e Qeverisë së paku tre deri në katër muaj përkatës.

Po ashtu në bazë të projektligji do të themelohet granti në shumë prej 200 milionë eurosh, për ndihmë direkte financiare bizneseve, të cilat kanë vështirësi funksionimi si rezultat i ndikimit të COVID-19.

Qeveria e Kosovës do të lirojë nga TVSH-ja lenden e pare  e cila prodhohet nga bizneset kosovare, pavarësisht a eksportohet jashtë vendit apo jo.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike ka paraparë që Fondi Kreditor Garantues i Kosovës, (FKGK) të autorizohet që të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës nga 50 deri në 80 për qind.

Po ashtu, me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, Ministria e Financave mund të shtyjë afatin e pagesës së tatimeve deri në dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Kriteret për shtyrjen e afateve përcaktohen nga Ministria e Financave në Qeverinë e Kosovës.

Për bizneset që nuk arrijnë të bëjnë pagesën e deklaratës tatimore, nuk shqiptohet ndonjë ndëshkim, me kusht që pagesa bëhet në tremujorin e parë të vitit 2021.

Masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 kanë pasur efekte negative në ekonominë e vendit.

Komento

Komente

  • Gege Kosova: 05/12/2020 11:00

    Partit politike qe pretendojne te marrin besimin e sovranit per t'i sherbyer,Duhet ta kene te qarte se,Pa PDK subjketin shteteformues qe nga Rambujeja e deri sot, nuk goxojne as te mendojne formim qeverise dhe shtetin e Kosoves,pa vertebrorin e ketij shteti PDK.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?