Me 77 vota ‘Pro’ në parlament, Maqedonia e Veriut bëhet me qeveri të re

23 Qershor, 22:37| Përditesimi: 24 Qershor, 11:03

  • Share

Mbrëmjen e sotme, parlamenti në Maqedoninë e Veriut ka formuar qeverinë e re me 77 vota 'Pro'. Këtë qeveri e përbëjën forca politike si: VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM e Maksim Dimitrievskit.

Në seancën e sotme plenare, e cila u ndërpre për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike, 22 vota ishin kundër qeverisë së re. Deputetët e LSDM-së dhe të majtës votuan kundër formimit të qeverisë së re, ndërsa Fronti Europian la seancën para përfundimit të saj.

VMRO DPMNE siguroi një fitore të thellë në zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut në muajin maj. Kjo forcë politike e cila u rikthye në pushtet pas 7 vitesh fitoi 58 vende nga 120 në total në Kuvendin maqedonas. Ndërsa menjëherë bën një aleancë me partinë shqiptare Vlen.

Qeveria e re maqedonase u formua nga kreu i VMRO DPMNE, Hristo Mitskoski. Përveç zgjedhjeve parlamentare, VMRO-ja fitoi edhe zgjedhjet presidenciale, teksa kandidtja e kësaj force Gordjana Siljanovska, triumfoi ndah Pendarovksi të LSDM-së.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?