ITALI- Një 49-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët e Busto Arsizio, pasi ju gjetën të fshehura në një kasafortë në banesën e tij 8 kg kokainë dhe 60 mijë euro të fshehura në kasafortë.
Shqiptari u ndalua në Itali në zonën Castellanza gjatë një kontrolli të posaçëm për luftën ndaj trafikut të drogës.
Ai u kap në zonën e Castellanza-s teksa ishte në këmbë duke mbajtur një qese, brenda të cilës kishte një mbështjellës me 500 gramë lëndë narkotike të llojit kokainë.
Kontrolli i mëpasshëm në shtëpinë e tij bëri të mundur gjetjen e 7.5 kg shtesë kokainë, të cilat ishin fshehur mirë në vende të ndryshme të shtëpisë.
Më tej, në një kasafortë u gjet edhe shuma e parave prej 60 mijë eurosh, e cila iu nënshtrua sekuestrimit.