Me apo pa dhurata për festat e fundvitit? Fëmijët preferojnë lodra në vend të librave! Ankohen shitësit: Ka blerje, po edhe fukarallëk

27 Dhjetor 2022, 20:24| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 20:34

  • Share

Festat bëhen më të bukura kur shkëmbehen dhurata e pyetja që mundon këdo në këtë periudhë është: A thua do të marr dhuratë unë për fundvit?

Shumëkush ka menduar  që dhurata e fundvitit për miqtë apo të afërmit e tij  të jetë diça e vogël e simbolike.

Fëmijët i gëzohen më shumë lodrave megjithëse  prindërit kanë menduar për dhurata edukative.

“Fëmijët kanë kërkuar makina , lodra. Çmimet këtë vit pak të larta, por qejfin fëmijëve do ua plotësojmë.”

“Çunit i kam dhuruar një libër megjithëse e kishim surprizë, ndërsa gocës veshje ata i duhen tani”

Gazetarja: Si të duket dhurata që të ka bërë mami?

Djali: Shumë e bukur!

Gazetarja: Çfarë do të doje ti , libër apo diçka tjetër?

Djali: Diçka tjetër. Librat nuk është se i lexoj gjatë gjithë kohës.

Gazetarja: Nëqoftëse nuk do të ishte libër dhurata ,çfarë do të doje të ishte?

Djali: Një laptop se më duhet për shkollën.

“Kam shumë dhurata në mendje. Lego kam dëshirë” Ndërsa mamaja e djalit thotë se patjetër do ia marr dhuratën sepse dhe dëshira e djalit do të dalë në televizion.”

Të tjerë kanë menduar të dhurojnë një vlerë monetare, duke shpëtuar përzgjedhja e dhuratave.

“Do t’u jap ndonjë lekë në dorë t’i marrin ca të duan. Do u jap një 50-tëshe dyve. Çupës ndonjë fustan ngaqë është e vogël.”

Ka nga ata që mendojnë se dhuratat nuk bëhen vetëm bëhen për festa.

“Dhurata japim çdo moment kur kemi mundësi e jo të presim një herë në vit për të sjell dhurta. Nuk është bukur të bëjmë gjithmonë dhurata.”

Sakaq shitësit tregojnë se shqiptarët nga viti në vit po blejnë më pak dhurata për shkak të pamundësisë ekonomike.

“Ka dhe blerje, por ka dhe njëçik fukarallëk. Shqiptarët po të kenë lekë I blejnë të tëra, po fukarallëk içik sivjet.”

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?