Akullorja është ëmbëlsira më freskuese që shoqëron ditët tona të nxehta, por a keni menduar ndonjëherë se mund të kushtojë 817 dollarë?
Akullorja e “larë” në flori, serviret me një tas “Versace” dhe konsiderohet më e shtrenjtë në botë.
Ku mund ta gjeni këtë akullore? Në Dubai!
Një prezantim të shkurtër të saj ka bërë për ne, blogerja Shenaz Treasury e cila përmes rrjetit të saj social Instagram ka publikuar momentet nga përgatitja e akullores dhe përbërësve të saj.
“Duke ngrenë ‘flori’! Vetëm në Dubai!” shkruan ajo në Instagram.
Akullorja e quajtur “ Black Diamond”, përmban ar të ngrënshëm 23 karat dhe ka shijen e vaniljes.
Pavarësisht se kjo akullorja serviret prej vitit 2015, u bë më e famshme dhe ka tërhequr vëmendjen në internet vetëm pasi blogerja e njohur e publikoi.
Po ju a do të donit të freskoheshit me një akullore kaq të veçantë?
Besoj dhe <<nenprodukti>> qe do prodhosh pas disa oresh,ose te nesermen, (duke supozuar qe nuk je laktoze intolerant) duhet te kete grimca ari 23 karat dhe duhet te vleje te pakten nja 500 $.Edhe ai duhet te jete <<nenprodukti>> me i shtrenjte ne bote,apo jo?
Përgjigju