Foto ilustruese

Me armë në lokal, pa policinë dhe iku me vrap duke hedhur çantën, kapet shkodrani në Tiranë

21 Qershor 2020, 09:30| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 15:45

  • Share

TIRANË-Një 32-vjeçar është arrestuar në një lokal për armëmbajtje. I arrestuari është Andih Agraja.

Gjatë kontrolleve në lokal i riu tentoi të largohej me vrap duke hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, me një krehër me 7 fishekë kalibër 9 mm.

Pavarësisht tentativës për t'u larguar i riu nga Shkodra u kap dhe u arrestua në flagrancë.

Në njoftimin që policia ka sjellë për këtë operacion e lidh si pjesë e veprimeve hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Hekuran Billa, ku vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e personave të tjerë që mund të kenë dijeni apo mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje. Në njoftim policia nuk ka sqaruar  rolin që i arrestuari në Shkodër Andih Agraja mund të ketë pasur në atentatin ndaj Billës dhe për këtë burime pranë policisë bëjnë me dije për Report Tv se arrestimi i shkodranit të ketë lidhje me çështjen e Billës.

Materialet për arrestimin e 32-vjeçari i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tironsi: 21/06/2020 12:51

    Eshte krimineli me i madh i shqiptareve pas viteve 90

    Përgjigju
  • Shkodra: 21/06/2020 09:54

    Uroj te bej burg mos ta leshoj drejtesia , te marrin shembull te gjith . Denimi ka vajt 7 vjet e keto dalin me arme ne mes te tiranes me shpresen qe i leshon drejtesia dhe po u kapen

    Përgjigju
  • Amon amon: 21/06/2020 09:46

    Kush te denon 7 vjet atje atje bo 5 vrasje dhe denohesh per plagosje te let . Jo per armbatje paleje . Atje denohet naj hallexhi po I bon dite me dete...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?