Arma e sekuestruar 44-vjeçarit në Shkodër

Kronikë

Me armë në makinë rrugëve të Shkodrës, ‘Sheshi’ prangos 44-vjeçarin nga Tirana! Pistoleta dërgohet për ekspertim në Laborator (EMRI)

11 Prill, 10:33| Përditesimi: 11 Prill, 10:40

  • Share

Shkodër- Qarkullonte me armë zjarri pistoletë në qytet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari i dyshuar. 

Operacioni u kodua “Square” (Sheshi) dhe i arrestuari është Isak Mema, banues në Tiranë.

Arma e sekuestruar dhe fishekët dërgohen për ekspertim në Institutin e Policisë Shkencore, për të vlerësuar nëse është përdorur në krime të tjera.

Aksioni erdhi pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për 44-vjeçarin Mema dhe ndërhyrja u bë nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër.

“Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 44 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", njoftoi policia vendore.  

Më tej informohet dinamika e aksionit, ku në sheshin “Isa Boletini”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin qarkullonte Mema.

“Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë me një krehër me 14 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, sqarohet më tej. 

Materialet për dosjen dhe hetimet i kaluan prokurorisë vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?