‘Me ata s’bashkëpunojmë dot’, Rama sqaron deklaratën: S’është presion, çifti Berisha-Meta i sheh bashkitë pengje lufte, prandaj Shkodra është e mbushur me plehra

26 Prill 2023, 10:05| Përditesimi: 26 Prill 2023, 10:30

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë atë që u cilësua si presion nga ana e tij në një fushatë të mbajtur së fundmi. Rama u shpreh se nëse zgjidhet për kryebashkiak një kandidat i çiftit Berisha-Meta do jetë i pamundur bashkëpunimi sepse ata i konsiderojnë bashkitë si pengje lufte. Në filozofinë e tyre politike, sqaron Rama nuk përfshihet të bëhet detyra, por krijimi i oazeve politike.

“Unë s’kam folur për kandidatë kundërshtarë as për të opozitës, kam folur për kukullat të një çifti ku kemi një non grata. Cilësia e marrëdhënieve dhe natyra e raporteve me Shqipërinë është e aleatëve tanë. Ata e vendosin kur një individ i shpallur non grata mban damkën e personit që është i padëshirueshëm. Kjo e bën të vështirë ndërveprimin,. S’është presion, por mënyrë për t’ua thënë  drejtpërdrejt njerëzve që do jetë 9i pamundur bashkëpunimi jo se nuk duam ne po se këta kandidatë s’janë vënë aty për të bërë detyrën, por për të krijuar oaze të luftës politike. Për të ngritur barrikada me qeverinë qendrore dhe për t’i trajtuar qeveritë vendore si pengje lufte. Si Shkodra për shembull, jo se ne nuk kemi dashur, po se këta kandidatë i përkasin një familje të shthurur politike që nuk kanë dashur kurrë që të qeverisin vendin në mënyrën e duhur. Këta kanë sjellë vetëm degradim. Shkodra është i vetmi qytet ku plehrat rrinë në kazan e nuk mblidhen, njëlloj si dikur para se ne ta kishim pastrimin prioritet. Kemi treguar që dimë çfarë bëjmë, jo se kemi bërë gjithçka në rregull por se kemi vullnetin. Vendi ynë s’ka qenë kurrë më i respektuar, më i fuqishëm e më i vlerësuar në rajon por jo vetëm.

Siç hoqa unë apendicitin duhet të heqin këtë zorrë qorre. “- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Posteri i Këlliçit, Rama: Kukulla e zorrës qorre pa dëftesë shkolle ngatërron edhe gishtin e mesit për ndonjë mision! Berisha-Meta, e shkuara e vendit


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?