Një person ka rënë në pranga në Sauk të Tiranës, pasi i janë gjetur në banesë armë zjarri pa leje. Në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit”, policia i ka gjetur në banesë pronari G. H., 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak për to, si dhe një palë dylbi.
Ndaj tij rëndojnë veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komento