Me avion sportiv nga Bari në Gjirokastër, realizohet fluturimi i parë ndërkombëtar! Në aerodrom vendoset Policia Kufitare

26 Tetor, 15:30| Përditesimi: 26 Tetor, 15:57

  • Share

Pas 90 vitesh në Aerodromin e Gjirokastrës janë rikthyer fluturimet ndërkombëtare. Tetë avione sportivo-turistk mbërritën nga Italia dhe u ulën sot në aerodromin e qytetit të gurtë, i cili është i vetmi i certifikuar në vendin tonë për uljen e këtyre avionëve ku tashme ne dispoziocion të piloteve nisi dhe shërbimi doganë-polici, shërbim ky që shmang uljen e detyruar ne Aeroportin e Rinasit.

“Sot me vednosjen e shërbimit doganor dhe policor këu në aerodrom cdo pilot mund të njoftojë sipas proceduarave të aviacionit mund të ulet këtu pa kaluar në aeroportin e Rinasit. Kjo do të ndikojë pozitivhst për zhvillimin e turizmit. Pista është shumë e mirë, është certifikuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe ofron të gjitha kushtet teknike për uljen e avionëve të vegjël. Gjirokastrës i hapet një dritare e re komunikimi me Europën”, tha Teodor Bilushi, Konsull nderi i Italise ne Gjirokastër.

Piloti italian Alessandro Romanazzi Carducci tha se Aerodromi i Gjirokastrës tashmë i ploteson të gjitha  kushtet.

“Sot është një ditë e mrekullueshme. Jemi të parët që ulemi në këtë aerodrom tashmë ndërkombëtar. Unë kam qenë dhe herë të tjera, por kjo është hera e parë që realizohet një fluturim direkt Bari-Gjirokastër”, tha piloti Alessandro Romanazzi Carducci.

Prane Aerodromit te Gjirokastres prej kohesh janë zhvilluar një sërë aktivitetesh sportivo-turistik duke e listuar qytetin muze si një ndër rajonet ku turizmi elitar po njeh rritje te ndjeshme, ndërsa funksionimi i shërbimit doganë-polici pritet të shtoje edhe me teper numrin e vizitorëve në Gjirokastër.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lazaratsi i vjeter: 26/10/2024 19:22

    Lajm qe na lumturon te giitheve… sidomos shoket e Klevios e Riformatos!

    Përgjigju
    • Turi: 01/11/2024 23:19

      Per Klevio kokshpullen e ke fjalen

  • Turisti: 26/10/2024 18:18

    Gjirokastra do rrisi numrin e turisteve elitar, ishalla sja keqperdorin kete linje ajrore grupet e tjera haha

    Përgjigju
  • Linda: 26/10/2024 16:39

    Nje lajm i mrekullueshem shqiptaret dhe turistet do organizojn udhetime shume te bukura!Kushedi sa bukur do jete te shikosh avionet e vegjel te ulen ne Gjirokaster!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?