Fatmir Mediu

Politikë

Me banorët e Paskuqanit dhe Bulevardit të Ri, Mediu: 25 prilli është moment reflektimi, ta largojmë Ramën

16 Prill 2021, 09:16| Përditesimi: 16 Prill 2021, 09:21

  • Share

Kreu i PR-së Fatmir Mediu, kandidati i renditur i 7-i në listën e kandidatëve të “PD-Aleanca për Ndryshim”, zhvilloi disa takime me banorë të Paskuqanit dhe zonës së Bulevardit të Ri, në Tiranë.  Mediu ka theksuar se 25 Prilli është një moment reflektimi.

Sipas tij sot janë me qindra, me mijëra biznese që falimentojnë pasi Edi Rama ka shkatërruar në këto 8 vjet çdo mundësi për të zhvilluar ekonominë e vendit.

"Ka shkatërruar sistemin shëndetësor, sepse këtë e ndiejmë sot me pandeminë. Ka rritur çmimet e ujit, të dritave, të naftës, të çdo gjëje që ne konsumojmë. Pra e ka rritur koston e jetesës në mënyrë të jashtëzakonshme dhe ka thelluar papunësinë.  Në çdo 5 të rinj, 3 janë të papunë.

Ne duhet patjetër të analizojmë me veten tonë, në dorë të kujt jemi. Në gjithë historinë tonë të shtetit shqiptar, po të lexojmë historinë, po të shikojmë politikën si është zhvilluar, nuk do të gjeni një të ngjashëm me Edi Ramën, nga mënyra si sillet me njerëzit. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm historik. Jemi në momentin që duhet të fillojmë të gjykojmë, e para duke vlerësuar veten tonë, që ne lirinë dhe jetën na e ka falur Zoti, angazhimin tonë për të ndërtuar mirëqenien familjare, dhe për të plotësuar interesat tona kombëtare, e kemi detyrim dhe nuk mund të na zërë rrugën askush dhe askush nuk mund të sillet Zot mbi jetën dhe mbi fatet tona, të fëmijëve tanë.

Prandaj detyrimi i parë është që duhet të mendojmë se si duhet ta largojmë këtë qeveri dhe rruga për t`a larguar Edi Ramën dhe regjimin e tij të korruptuar, në mënyrë të padiskutueshme është pjesëmarrja masive në votime. Demokracia fiton vlerë, politika bëhet e përgjegjshme, kur njerëzit dalin dhe votojnë.

E dyta pastaj padyshim është se si votohet. Dhe pyetja është e thjeshtë. Do të pranojmë që Edi Rama të largojë shqiptarët nga Shqipëria apo shqiptarët të bashkuar duhet të largojnë njëherë e përgjithmonë Edi Ramën dhe regjimin e tij të korruptuar?  Unë mendoj që ka ardhur koha që ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar për të larguar Edi Ramën dhe regjimin e tij të korruptuar, dhe kjo është thirrja ime”, ka thënë ndër të tjera Mediu.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/04/2021 01:13

    Ngritja dhe renia e bizneseve eshte nje fenomen i natyrshem qe ndodh,por me qe po ankohesh se eshte prishur mundesia per zhvillimin e ekonomise,kemi nje lajm te mire per ju z.Mediu:biznesi i Gerdecit u mbyll,falimentoi,u dogj,por ka filluar biznesi i boronicave,qe mund te zhvilloje ekonomine,mund te aplikosh,sepse miqte e vjeter nuk t'i harojne sherbimet qe ju ke bere,kane per t'a shperblyer!!!

    Përgjigju
  • korcari: 16/04/2021 20:30

    keta te pd jane te cmendur ky njeri i feliqur vrases i 28 njerez e e ndjekin nga pas njerez te felliqur ka pd llum

    Përgjigju
  • gerdeci: 16/04/2021 17:48

    Kaq gomere jana ata qe te votojne kete vrases te 26 njerzeve dhe shkaterimin e nje zone te tere....???? Ne fakt ka ca shpellare te pa gdhendur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?