Ish-ministri Saimir Tahiri dhe këngëtari Golik Jaupi, në videon e publikuar në rrjetet sociale

Kronikë
Politikë

Me birra dhe këngë labe, Tahiri uron 28 nëntorin krah Golikut në Progonat (Video)

28 Nëntor 2018, 14:27| Përditesimi: 28 Nëntor 2018, 14:43

  • Share

106-vjetori i Ditës së Pavarësisë është festuar sot në çdo qytet të Shqipërisë. Duket se festë ka qenë edhe për ish-ministrin Saimir Tahiri, sot nën hetim. Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri uron shqiptarët për Pavarësinë.

Në video shihet ‘mjeshtri’ i këngës labe, Golik Jaupi duke kënduar këngën për Ismail Qemalin. Vetë Tahiri sqaron se video është xhiruar 2 vite më parë në fshatin e tij të origjinës në Progonat.

“Eshte e jona Shqiperia Me Golikun ne Progonat 2 vjet me pare me kengen e Ismail Qemalit #gezuarshqiperiaime”, shkruan Tahiri në përshkrimin që shoqëron videon.

VIDEO e publikuar nga Tahiri në Facebook

Këngëtari Golik Jaupi duket se është i preferuari i socialistëve. Muaj më parë ishte kryeministri Edi Rama që publikoi video të Golikut duke kënduar në Nivicë, ndërsa më herët ishte kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peci, që u shfaq duke kënduar krah Golikut, këngë për ish-diktatorin Enver Hoxha.

Komento

Komente

  • Bexheti: 29/11/2018 02:02

    Tahiri larte e djegur nuk ja vlen eshte I perfshire ne trafikim droge ka dhe patente skafi dhe KONTROLLON Audi 8 ne trafikim droge

    Përgjigju
  • Selmani: 28/11/2018 23:16

    Z Tahiri mos bej foto me njerez se do ti marresh ne qafe TI JE LETER E DJEGUR PER POLITIKE DHE KE NJE EMER TRAFIKANT DROGE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?