Skerdi Faria

Me botoks kontrabandë, si u godit veprimtaria e paligjshme e 30 qendrave estetike, policët u infiltruan si klientë

17 Tetor, 07:10| Përditesimi: 18 Tetor, 13:37

  • Share

Policia zbarkoi të martën në nje klinika e Tiranës, duke gjetur sasi të konsiderueshme të botoksit, që nuk i kishte deklaruar në organet tatimore. Rrjedhimisht, blutë e shpallën në kërkim pronari, pasi vetë ai nuk u gjet. Burime bëjnë me dije se pronari rezulton të jetë jashtë territorit të vendit. Përveç tij në kërkim u shpallën edhe 2 administratorë të tjerë klinikash, të cilët po ashtu nuk u gjetën, 5 po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa 3 të tjerë u arrestuan.

Në mesin e të arrestuarve është administratori i një kompanie, e cila është përgjegjëse për hyrjen e sasive të mëdha botoksit kontrabandë, të cilat i mbante ne magazina dhe destinacion final kishin 30 klinikat ku kryheshin injektimet. Për të dokumentuar këtë veprimtari kriminale, efektivë të policisë u infiltruan në qendrat estetike si klientë që do të kryenin injektimet e botoksit.

Burime pranë policisë i thanë Report Tv se janë dy lloje botoksesh që janë sekuestruar, njëri i quajtur “Nabota”, me origjinë koreane dhe “Disport”, i prodhuar në Turqi dhe të dy dyshohet të kenë hyrë brenda vendit përmes pikës kufitare të Rinasit dhe Morinës. Në operacionin e policisë u kontrolluan 30 klinika dhe qendra estetike me vendim gjykate, ndërsa të gjitha arrestimet, shpalljet në kërkim dhe nisja e hetimeve, u bë pas konstatimit të sasive të mëdha të këtyre produkteve në pjesën më të madhe tyre.

Të gjithë administratorët janë në akuzë për kontrabandë me mallra të licencuara, e kryer në bashkëpunim, kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore, po ashtu e kryer në bashkëpunim dhe fshehje e të ardhurave.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ulsiu: 18/10/2024 03:44

    Ore po ndoshta kete botoksin nuk e futur ky mjeku,,,ky e blere sesi ka ardhur nuk i intereson doktorrit,,,,,e fusin kontrabande doganieret. me tregtaret ,,,dhe keta akuzojne doktorrin. .. .shtet i korruptuar,,nuk ka faj doktori....

    Përgjigju
  • jori: 17/10/2024 21:54

    Ky Skënderbe qenka i pa ngopur i ndyrë me gjith atë biznes dhe përsëri vjedh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?