Sport

Me buxhet rekord për futbollin shqiptar, Idrizi: Flamurtari do emocionojë tifozët në sezonin e ri

23 Maj, 15:05| Përditesimi: 23 Maj, 15:30

  • Share

Flamurtari pritet të thyejë rekorde në Superligën sezonin e ardhshëm. Pasi befasoi jo pak këtë sezon, duke buxhetuar rreth 2 milionë euro për t’u ngjitur në elitë pas 5 viteve në kategoritë e ulta, Flamurtari pritet të paktën të dyfishojë buxhetin. Burime brenda klubit vlonjat bëjnë me dije se Flamurtari do të investojë 4-5 milionë euro për sezonin e ri, në mënyrë që jo vetëm të jetë protagoniste por edhe të synojë dy trofetë: kupën dhe kampionatin e Shqipërisë.

Edhe pse i sapo ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, me sezonin që pritet të nisë në muajin gusht, presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi nuk fshihet përsa i përket pretendimeve.

“Kam mbledhur stafin menjëherë para 2 javësh dhe u kam thënë që mua s’dua të më kurseni. Unë dua një ekip elitar që të luajë në të dy kompeticionet: kampionat dhe kupë. Ekip që të emocionojë njerëzit. Të jeni të sigurtë që ne do të rrisim cilësinë e kampionatit shqiptar me atë ekip që do të krijojmë. Të tjerat do t’ia lamë fushës,”-shprehet Sinan Idrizi.

Flamurtari aktualisht po punon për rikonstruksionin e stadiumit, që të jetë gati të nisje të kampionatit, por gjithashtu drejtuesit janë fokusuar edhe në merkato. Synimi është të afrohen emra të mëdhenj që janë të lidhur me klubin dhe për këtë arsye sëfundmi është përmendur ish-futbollisti i Kombëtares Odise Roshi.

Ne.k./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?